Kush Jemi?

Zyra jonë është e regjistruar në dhomën e avokatisë dhe në organet tatimore me numër NIP-t L71331012A që prej vitit 2014.

Ideja për krijimin e platformës avokatim ka lindur ne vitin 2014, kur një ekip profesionistësh dhe ekspertësh ligjor vendosi për të bashkëpunuar, për të ofruar një zgjidhje inovative, të shpejtë të përballueshme ekononomikisht për problemet ligjore që mund të kenë familjet dhe bizneset.

Sot ekipi jonë i ekspertëve përbëhet nga 6 persona, të udhëhequr nga objektivi për të bërë të mundur që ligji të jetë një mbështetje për të gjithë individët dhe bizneset, dhe jo një pengesë e kushtueshme dhe shpeshhere e pakuptueshme. Çdo dokument përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekipi jonë i ekspertëve me qëllim përditësimin e tij në linjë me dispozitat e fundit ligjore dhe nënligjore si dhe për t'iu përgjigjur çdo kërkese të klientëve tanë.

Për të garantuar gjithmonë cilësinë më të lartë të shërbimeve ligjore që ofrojmë, kemi krijuar edhe një network avokatësh dhe profesionistësh, në të cilin secili kontribuon mbi bazën e njohurive dhe ekspertizës së tij ligjore në fushën përkatëse. Përvoja afatgjatë e ekspertëve tanë, në sajë të teknologjisë tonë inovative, ofrohet online në mënyre ekonomike dhe efiçente, duke garantuar në çdo moment një shërbim të nivelit të lartë, të besueshëm dhe të sigurt.

Rubrika pyetje-përgjigje e platformës tonë është shumë e thjeshtë dhe e aksesueshme për të gjithë. Për këtë arsye, nga shërbimi ynë ligjor online përfitojnë klientë të ndryshëm, ekonomistët, te punësuar, sipërmarrës, biznese të ndryshme si dhe individët.

PËRFITONI NGA SHËRBIMI LIGJOR ON-LINE QË NE OFROJMË.



Partnerët tanë

Av. Fran Ndoj

Me një eksperiencë 40-vjeçare në fushën e drejtësisë.

Av. Nertila Islami

Me një eksperiencë 12-vjeçare si avokate.

Av. Mevi Çaushi

Me një eksperiencë 5-vjeçare si avokate.
Av. Bledar Meminaj
Me një eksperiencë 7-vjeçare si avokat.

Av. Roland Islami
Me një eksperiencë 15-vjeçare si avokat.

Av. Taulant Godroli
Me një eksperiencë 10-vjeçare si avokat.


Shërbimet që ofrojmë

Çështje Familjare

Perfaqësime ligjore

Konsulencë në lidhje me kontratat

Çështje Penale, Civile dhe Administrative

Çështje ligjore lidhur me pronësinë

Ceshtje ne fushen e aksidenteve rrugore te personit ne pune

Vlersim ligjor lidhur me kontratat e ndryshme

Konsultimet ligjore lidhur me shoqerite tregtare

Pronësia intelektuale, Markat, Patentat

Konsulencë për investimet e huaja në Shqipëri

Konsulencë në lidhje me mjekimin e pakujdesshëm

Konsulencë në fushën e privatësisë dhe të mbrojtjes së të dhënave personale

Ekspertizë në fushën e hartimit të projekteve të Bashkimit Evropian

Konsulencë ligjore për shtetas shqiptarë dhe të huaj të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë

Kontaktim dhe orientim për të huajt (kryesisht Italianë) të cilet vijne ne Shqiperi dhe jane te Ineresuar ye Investojnë Në Shqiperi për agroturizem ose për turizëm shëndetësor

Këshilla te ndyshme ligjore lidhur me hapjen e nje binzesi te ri dhe mbarvajtjen biznesit ekzistues