Shifrat e vdekshmërisë ne rruge nga aksidentet janë alarmante . Ato shkojnë mesatarisht nje i vdekur ne dite vetëm nga aksidentet rrugore ose katër here me shume se vrasjet nga krimi . Ne Republikn e Shqiperise kohet e fundit jane ashpërsuar masat ligjore lidhur me aksidentet rrugore. Ne rastin me ekstrem te aksidentit kur ka sjelle pasoja te renda, burgimi per kete aksident per shkaktarin e tij shkon deri ne 20 vite burgim . Kjo është nje mase shtrënguese tepër e larte ne krahasim me rajonin . Kjo behet pikërisht per shkaqet e cituara me siper.
Ne mendojmë se përkrah masave shtrënguese duhet te këtë edhe masa parandaluese te cilat janë si psh, kur një i ri i cili ka marre patente ne moshën 18 vjeçare nuk mund te drejtoj nje mjet te fuqishëm mbi 1200 kubik deri ne moshën 21 vjeçare . Ose te zbatohen rigorozisht sistemi i pikezimit i cili te lidhet drejperderjt me siguracionin e drejtuesit te mjetit per mjetin . Ku ne kete rast nese nje shofer kapet 2-3 here me shkelje rrugore, i hiqet automatikisht patenta dhe i rritet automatikisht shuma e parave, vjetore qe ai duhet te paguaje lidhur me siguracionin e makines. Ose nje rast tjeter do te ishte gjoba per ciklistet ose per motomjetet me fuqi te ulet motorrike , ne rastet kur nje drejtues motomjeti kapet per here te pare ai nuk ndiqet menjehere penalisht por ai paralajmerohet dhe i vendoset nje gjobe e konsiderueshme per te , nese ai vazhdon perseri dhe kapet perseri , pra per here te dyte e ne vijim, ai atehere ne kete rast do te ndiqet penalisht.
Me poshtë po citojmë nenin 290 dhe 291 te Kodit Penal.
Neni 290, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen
e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një
vit.
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen
e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen
e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë
e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.
Neni 291, Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt
Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje
të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të
aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet.
Gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me
pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.
Me poshtë rekomandimet e Bashkimit Europian lidhur me aksidentet rrugore.
https://ec.europa.eu/transport/road_safety/sites/default/files/pdf/projects_sources/supreme-c_it.pdf
Avokat ne Tirane, avokat per aksident ne Tirane, avokati me i mire ne Shqiperi.