Divorci me marrëveshje, pa fëmijë jane te gjitha mundesite qe te kryhet edhe ONLINE. Kjo një interes strategjik për diasporën dhe për shtetin shqiptar

Divorci me marrëveshje, pa fëmijë jane te gjitha mundesite qe te kryhet edhe ONLINE. Kjo një interes strategjik për diasporën dhe për shtetin shqiptar

Divorci kjo plage e madhe e shoqërive te zhvilluara qe po kap edhe Shqipërinë tone . Po ashtu per shqiptaret e diaspores e me gjere per dirvorcin me marreveshje po krijon per me tepër edhe nje plage te madhe ekonomike, sociale etj . Divorci ne rastet qe janë pa fëmijë kur ka marrëveshje duhet online dhe pa gjykatë: një reformë e domosdoshme për shqiptarët sidomos ata jashtë vendit.

Prej vitesh, një nga problematikat më të shpeshta juridike për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mbetet divorci. Jo për shkak të mungesës së vullnetit për zgjidhje, por për shkak të procedurave të gjata, të kushtueshme dhe të centralizuara në gjykatë, edhe në raste kur bashkëshortët janë plotësisht dakord për ndarjen dhe nuk kanë fëmijë të mitur. Me ngarkesën qe ka gjykata shqiptare një divorc shkon nga 3 muaj deri ne 1 vit dhe ish bashkëshortët duhet te vijnë ne gjykate nga dy deri ne katër here e me teper. Çdo vit gjykata kalon rreth 7000 ceshtje divorci ku nga këto me mijera janë individë ose qe jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit dhe kane kohe qe janë divorcuar realisht por jo me letra ose kane ne plan te largohen por i mban peng procedura e divorcit pasi ajo zgjat e zgjat pa mbarim.

Në praktikë, sot ndodh shpesh që dy bashkëshortë:

  • jetojnë realisht prej vitesh të ndarë (madje mund te jetojnë edhe ne shtete te ndryshme)
  • kanë rënë dakord për divorcin,
  • nuk kanë asnjë konflikt pasuror,
  • nuk kanë fëmijë të mitur,
  • Pra, koncepti real i martesës ne këtë rast ka kohe qe ka humbur fuqinë e tij morale dhe sociale i ngelet vetëm ana formale, ligjore për tu kompletuar.

por megjithatë detyrohen të ndjekin një proces gjyqësor klasik, me seanca, afate, përfaqësime dhe kosto, vetëm sepse ligji nuk ofron një rrugë alternative administrative ose online.

Përvoja ndërkombëtare tregon se ka zgjidhje

Shumë shtete europiane dhe jo vetëm kanë kuptuar prej kohësh se kur ekziston marrëveshje paraprake, gjykata nuk ka pse të shërbejë si instancë e parë. Në këto vende:

  • divorci me marrëveshje, pa fëmijë, kryhet mund te kryhet nder te tjera edhe online, pa paraqitje fizike në gjykatë
  • Ku avokatet përgatisin materialin i cili duhet te jete ne baze te ligjit dhe bashkëlidhur dhe dokumentacioni i nevojshëm lidhur me faktin nese palet kane ose jo femije apo prona.
  • gjykata përfshihet vetëm nëse lind konflikt,
  • procedura është e shpejtë, e qartë dhe e kontrolluar administrativisht.
  • Ne këtë rast del jashtë loje edhe senca e pajtimit por hyn ne loje periudha 30 ditore e reflektimit.

Ky model nuk e dobëson sigurinë juridike, përkundrazi:

  • ul kostot për qytetarët,
  • kursen kohë,
  • dhe çliron gjykatat nga mijëra çështje formale që nuk kërkojnë gjykim real.

Tani më me reformën dixhitale ne Shqiperi me ealbanian mund te realizohet, modelin e kemi e aktualisht e kane divorcin 100% online shtete si Estonia , Angli wells, Australi etj.

Një ndihmë konkrete për diasporën më të pambrojtur

Diaspora shqiptare përbën një nga shtyllat kryesore ekonomike dhe sociale të vendit. Qindra mijëra shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, kontribuojnë në ekonomi përmes remitancave dhe ruajnë lidhje të vazhdueshme ligjore me shtetin shqiptar. Megjithatë, në çështje si divorci, sistemi aktual shpesh i lë ata pa zgjidhje reale.

Përfitimi social i këtij modeli është veçanërisht i rëndësishëm për diasporën shqiptare, sidomos për ata që:

  • janë pa dokumente të rregullta në shtetin ku jetojnë,
  • janë në proces legalizimi dokumentacioni ose azili,
  • nuk mund të udhëtojnë lirshëm,
  • ose rrezikojnë humbjen e procedurave të emigracionit nëse largohen nga vendi ku ndodhen.

Kjo nuk është thjesht e vështirë, por praktikisht e pamundur.

Në thelb, do të trajtohej divorci konsensual si një akt civil-administrativ, jo si konflikt gjyqësor.

Sot, një pjesë e konsiderueshme e dosjeve familjare janë divorce me marrëveshje, ku gjykata:

  • nuk zgjidh konflikt,
  • nuk bën hetim,
  • thjesht formalizon dakordësinë e palëve.

Kalimi i këtyre rasteve nga avokatet dhe online do t’u linte gjykatave kohë dhe burime për çështjet reale konfliktuale, ku gjykimi është i domosdoshëm.

Një paralel i qartë: regjistrimi i biznesit para dhe pas vitit 1995

Ky debat nuk është i ri për Shqipërinë nga viti 1990 deri ne vitin 2007:

  • regjistrimi i statutit dhe i biznesit bëhej në gjykatë,
  • procedura ishte e ngadaltë dhe e rënduar.

Sot:

  • bizneset regjistrohen në QKB online nepermjet portalit ealbania me one stop shop,
  • pa gjykatë,
  • në mënyrë administrative dhe të shpejtë.

Askush nuk pretendon sot që regjistrimi i biznesit duhet të kthehet sërish në gjykatë. Përkundrazi, ky ndryshim konsiderohet një nga reformat më praktike dhe të suksesshme administrative.

E njëjta logjikë mund dhe duhet të aplikohet edhe për divorcin me marrëveshje, pa fëmijë.

Koha për një qasje moderne dhe realiste

Një sistem ligjor modern nuk matet nga numri i procedurave gjyqësore, por nga aftësia për të dalluar konfliktin nga marrëveshja.

Divorci konsensual:

  • nuk është konflikt,
  • nuk është proces penal apo kontestues,
  • është një vendim civil i përbashkët që kërkon formalizim, jo gjykim.

Për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një reformë që lejon:

  • divorc me marrëveshje,
  • pa fëmijë,
  • në mënyrë administrative ose online,

do të ishte një hap konkret drejt një drejtësie më efikase, më njerëzore dhe më funksionale.

Dhe ashtu si me regjistrimin e biznesit, pas disa vitesh, kjo do të shihej jo si risi, por si një zgjidhje e domosdoshme që duhej bërë më herët.

Një model funksional dhe i kontrolluar: avokatët si “filtri ligjor” i divorcit konsensual

Një reformë e tillë mund të ndërtohet mbi një model tashmë të njohur dhe të provuar në Shqipëri: modeli i arkitektëve dhe inxhinierëve, të cilët, përmes licences së tyre profesionale, janë të vetmit subjekte të autorizuara të cilet pa firmen e tyre nuk mumd te merret leje ndërtimi, projekte teknike dhe procedura të tjera që kërkojnë përgjegjësi profesionale dhe kontroll ligjor.

E njëjta logjikë mund të zbatohet edhe për divorcin me marrëveshje, pa fëmijë, duke vendosur avokatin në qendër të procesit, jo gjykatën.

Si do të funksiononte modeli në praktikë

Në këtë skemë moderne dhe të sigurt juridikisht:

  • Vetëm avokatët e licencuar, të pajisur me kod profesional elektronik, do të kishin të drejtë të nisin procedurën.
  • Avokati:
    • përpilon marrëveshjen e divorcit (aktin juridik),
    • verifikon vullnetin e lirë të palëve,
    • sigurohet që nuk ka fëmijë të mitur dhe as konflikt pasuror.
  • Akti hidhet në një sistem elektronik shtetëror, sipas kritereve të përcaktuara nga ligji.
  • Të dy palët, ish-bashkëshorti dhe ish-bashkëshortja:
    • Aprovojnë ate dhe e nënshkruajnë aktin me nënshkrim elektronik të certifikuar,
    • pa pasur nevojë për paraqitje fizike në gjykatë.

Pas këtij hapi:

  • fillon një afat reflektimi prej 30 ditësh (model i njohur dhe i zbatuar në shumë vende europiane etj),
  • gjatë këtij afati, secila palë ruan të drejtën për të tërhequr pëlqimin.

Nëse pas 30 ditësh:

  • nuk ka tërheqje,
  • nuk ka kundërshtim,
  • dhe kushtet ligjore mbeten të pandryshuara,

atëherë akti kalon automatikisht në Zyrën e Gjendjes Civile, dhe zgjidhja e martesës regjistrohet ex officio, pa gjykatë, pa seancë dhe pa vendim gjyqësor.

Pse ky model është juridikisht i sigurt

Ky sistem nuk dobëson aspak kontrollin ligjor, përkundrazi:

  • Avokati mban përgjegjësi profesionale dhe disiplinore për aktin e përpiluar.
  • Sistemi elektronik krijon:
    • gjurmë digjitale,
    • transparencë,
    • dhe auditueshmëri të plotë.
  • Gjykata:
    • nuk përjashtohet nga sistemi,
    • por lirohet nga çështjet formale,
    • dhe mbetet autoritet për rastet konfliktuale.

Në thelb, gjykata nuk “hiqet”, por vendoset aty ku ka realisht nevojë për gjykim.

Një përfitim i drejtpërdrejtë për shtetin

Nga këndvështrimi shtetëror, ky model sjell disa avantazhe të menjëhershme:

  • Uljen drastike të ngarkesës së gjykatave.
  • Rritje të cilësisë së drejtësisë, sepse gjyqtarët merren me çështje reale dhe jo formale.
  • Të ardhura të qëndrueshme buxhetore, përmes:
    • tarifës administrative të aplikimit,
    • taksës së regjistrimit,
    • dhe shërbimit elektronik.

Shteti do të kishte një mekanizëm të rregullt, të kontrolluar dhe të parashikueshëm.

Nese nuk kemi mundesi te aplikojme sa me siper atehere nje zgjidhje emergjente me nderhyrje minimaliste ne kuadrin ligjor aktual eshte aplikimi nga gjykata, te seancave gjyqesore online. Nje realitet i pranuar prej kohesh tanime edhe ne gjyqet penale, neni 361 dhe 361/a etj i K.Pr.P.