KREDITE E KEQIJA

KREDITE E KEQIJA

KREDITE E KEQIJA . SI KA FUNKSIONUAR DHE FUNKSIONON KORRUPSIONI ME KREDITE E KEQIJA.

Kjo eshte nje skeme abuzive korrupsioni , ndoshta, me e madhja ne historine e tranzicionit shqiptar.

Perpara tre vitesh, qeveria hartoi nje plan kombetar per uljen e kredive te keqija, te cilat ne ate kohe arrinin ne rreth 1.2 miliarde USD. Kredite e keqija jane kredi qe biznesi ka marre neper banka dhe qe nuk i ka shlyer dhe ka rrezik mos t’i shlyeje asnjehere.

Qeveria tha qe keto kredi te keqija (shumica e tyre) vinin prej faktit qe Qeveria u kishte leke pa shlyer kompanive qe kishin kryer punime publike, rruge, shkolla, sherbime etj.

Qeveria nuk u kishte shlyer leket kompanive.

Kompanite nuk i shlyenin kredite bankave.

Per ta bere dhe me tragjike situaten, Qeveria filloi te propagandonte qe kredite e keqija ishin faktori kryesor pse bankat nuk po jepnin kredi tek biznesi. Dmth bankat kishin leke pa marre nga kredite dhe prandaj kishin frenuar disi dhenien e kredive te reja.

Cfare ndodhi ishte qe Qeveria shleu gjithe detyrimet qe kishte ndaj kompanive, prej rreth 600 milione USD.

Por cuditerisht kredite e keqija as nuk u ulen hic. Dhe as kreditimi i ri ne ekonomi nuk u rrit pothuajse fare.

Kjo tregoi disa fakte. Dhe njeri ishte me i rendesishmi. Qe kredite e keqija ishin nje histori e shemtuar korrupsioni te drejtuesve te bankave. Nje skeme e madhe mashtrimi qe i beri funksionaret e bankave milionere.

Shikoni strukturen e dhe historine si u moren, kush i dha, pse i dha, si i dha keto kredi qe me pas u kthyen ne kredi pa shprese kthimi.

Tek keto “llomkat” e medha, normat e riskut jane kamufluar mes letrash absurde. Studime te paqena dhe dokumenta te fallsifikuar. Natyrisht gjithcka me mbeshtetjen e pushtetit dhe politikes.

Ndersa pjesa tjeter eshte dhene diku me kolaterale te falsifikuara, e diku eshte mbivleresuar vlera e kolateralit mbi tregun. Baderdi.

Por te gjitha kane nje te perbashket ; ato jane ditur qe ne fillim qe nuk do te ktheheshin. Ata qe kane firmosur kredite e kane ditur qe ne fillim qe leket nuk do te ktheheshin me mbrapsht. E kane ditur qe ne fillim qe ato kolaterale nuk do te ekzekutoheshin asnjehere. Ka qene nje histori e piste.

Jane paguar bakshishe pafund. Jane bere funksionaret e bankave dhe antaret e bordit te bankave me keq se ministrat e qeverise. Jane pikerisht keta qe e shpiken te gjithen. Ndertuan nje skeme gjigande grabitjeje ne kurriz te vete aksionereve te tyre.

A do nje kredi 1 milione €? – Paguaj 30% rryshfet funksionareve te bankave dhe u zgjidh. E dime qe ti do t’i marresh keto leke dhe s’do ti kthesh ndonjehere mbrapsht bankes (per kete gje mjafton te “kopsisim” ca letra, jo detyrimisht te sakta, po s’ka rendesi, e rregullojme..), prandaj duhet paguar ai rryshfeti. Dhe…te befshin mire leket. Merri dhe coji andej nga offshore, Panama, ishujt Keyman etj. Dhe te befshin mire! Dhe keta qe shijonin leket ne fund kane qene biznesmene dhe politikane qe financonin fushata elektorale me keto leke. Sepse qoka kur behej, behej e plote. Te kenaqej dhe pushteti..

Dhe e vecanta e kesaj historie eshte qe bankat asnjehere nuk bene nje transparence te kredive potencialisht te keqija. Dhe kur bene nje gje te tille sa per sy e faqe, mashtruan. Sepse nese do te ishte bere vleresimi real, atehere shifrat do te ishin te frikshme. Dhe te frikshme do te thote 50%.

Por e lene keshtu, te zbulohet periudhe pas periudhe qe te fshihen pas amnistive fiskale.

Kredite e keqija jane skema me e madhe korruptive e shekullit XXI ne Shqiperi.

Me permasa te stermedhaja. Rreth 2 miliarde $.

Por jane lyer te gjithe. Gjithe elita. Prandaj askush nuk heton askend, por fshihen mes strategjive burokratike.