location-icon Rr.Reshit Petrela,Pranë Postës Shqiptare,Tiranë

Këshilla ligjore dhe proçedurat hap pas hapi për regjistrimin e një biznesi të ri.


1.Tregu në kryeqytet paraqitet si një treg me shumë dinakmikë dhe me mundësi të mëdha për hapjen e bizneseve të reja. Krijimi i një biznesi të ri sigurisht është vetëm fillimi pasi krijimi i tij do të shoqërohet dhe nga shumë hapa dhe proçedura pasardhëse. Për këtë arsye ne dëshirojmë t’iu vijmë në ndihmë duke ju pasqyruar proçedurën për regjistrimin e një biznesi të ri.

1.1 Si ta vlerësojmë një ide biznesi nga pikpamja e modeleve të biznesit ? Fillimisht duhet të jemi në dijeni dhe të studiojmë situatën aktuale të tregut për të filluar një biznes të ri.Situata aktuale e tregut jepet përmes treguesve makroekonomikë që publikohen nga INSTAT, por edhe nga organizma të tjerë të informimit publik. Rritja ekonomike e qëndrueshme, por sidomos dinamika e tregut në rritjen cilësore të produkteve dhe shërbimeve, krijon mundësi në zhvillimin e bizneseve të reja që sjellin standarte më të larta, duke konkuruar denjësisht me tregtarët e tjerë ekzistues.

1.2 Çfarë strukture duhet të ndjek për krijimin e një biznesi të ri ? Shumë individ do të zgjidhnin formën e partneritetit, në këtë rast dy ose më shumë partnerë ndajnë pronësinë e biznesit. Avantazhi kryesor është se shpenzimet dhe të ardhurat ndahen në bazë të marrëveshjes së partneritetit ndërsa disavantazhi i patneritetit është se çdo partner është personalisht përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet e biznesit.

1.3 Në rast se do të zgjidhni një Shoqëri Aksionare (SHA) Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë e që mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara. Shoqëritë aksionare mund të jenë shoqëri me ofertë, private apo publike.

2. Si ta përgatis dokumentacionin për hapjen e biznesit ?

Ju mund të merrni informacion për dokumentat që ju nevojiten për të regjistruar biznesin tuaj dhe për formularin e aplikimit, duke e shkarkuar atë online në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit www.qkr.gov.al ose duke u paraqitur pranë sporteleve të QKB-së për ta tërhequr formularin. Çdo aplikant, duhet të sigurohet për formën e biznesit që kërkon të regjistrojë përpara se të aplikojë për regjistrim fillestar. Informacion më i detajuar për këto forma ligjore, mund të gjendet në ligjin nr. 7638, datë 19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare". Këtë dhe ligje tëtjera të ngjashme, mund t'i gjeni në këtë faqe zyrtare të QKB-së. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, subjektet duhet të aplikojnë për regjistrim fillestar, brenda një afati 15‐ditor (përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ligje të posaçme). Afati llogaritet si më poshtë: o Për personat fizikë aplikimi për regjistrim kryhet nga vetë personi që regjistrohet ose nga çdo person i autorizuar prej tij.
o Për shoqëritë e thjeshta aplikimi për regjistrim kryhet nga të gjithë anëtarët ose nga çdo person i autorizuar prej tyre.
o Për shoqëritë tregtare aplikimi për regjistrim kryhet nga të gjithë ortakët e një shoqërie kolektive ose nga të gjithë ortakët "e pakufizuar" të një shoqërie komandite, nga të gjithë administratorët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (të nominuar në një dokument themeltar, të noterizuar të kompanisë), nga të gjithë anëtarët e drejtorisë së mbikëqyrjes të një shoqërie anonime (të nominuar në një dokument themeltar, të noterizuar të kompanisë), apo çdo person i autorizuar nga personat e sipërpërmendur nëpërmjet një dokumenti autorizimi të noterizuar.

2.1 Si ta regjistroj biznesin tim në QKB ?

• Plotësimi i formularit të aplikimit
Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Formularët e aplikimit mund të merren dhe të plotësohen në dy mënyra:

a) pranë çdo sporteli të QKB-së;
b) mund të shkarkohen dhe plotësohen në faqen zyrtare e internetit të QKB‐së:
Të gjithë formularët e aplikimit janë të pajisur me instruksione për plotësimin e tyre.
• Dorëzimi i aplikimit për regjistrim në QKB
Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti (ose përfaqësuesi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo sportel shërbimi të QKB-së, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura. Aplikanti ose personi i autorizuar, identifikohet tek sporteli i QKB-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për përfaqësuesin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të noterizuar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi. Nëpunësi i sportelit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota dhe të pranueshme nga QKB. Nëse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë, nëpunësi i sportelit do të ndihmojë në plotësimin e formularit së bashku me aplikantin dhe do të stampojë (printojë) formularin e plotësuar. Pasi janë kryer të gjithë hapat e sipërpërmendur, nëpunësi i sportelit të QKB-së i jep aplikantit një konfirmim për aplikimin e bërë, i cili lëshohet nga sistemi elektronik i QKB-së dhe ka një numër unik dosje. Ky konfirmim nënshkruhet nga të dy, aplikanti dhe nëpunësi i sportelit. Aplikanti mund të përdorë këtë numër unik dosje, për të ndjekur statusin e procesit të regjistrimit në çdo kohë nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të QKB-së, duke klikuar te Kontrollo Statusin e Aplikimit.
• Lista e dokumenteve shoqëruese Përveç formularit të aplikimit të plotësuar, aplikuesi duhet të paraqesë edhe dokumentacionin shoqërues përkatës si më poshtë:
• Dokument origjinal identifikimi (pasaportë biometrike, letërnjoftim elektronik), të cilin nëpunësi i sportelit do ta verifikojë, kopjojë dhe skanojë dhe në përfundim do t'ia kthejë aplikantit (përfaqësuesit). Aplikanti nuk duhet te largohet nga sporteli i shërbimit pa marrë dokumentin e tij të identifikimit.
• Dokumente të tjera shoqëruese. Lista e dokumenteve të kërkuara për regjistrimin fillestar është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh. Pasi është identifikuar lloji i biznesit që do të regjistrohet, aplikanti mund të gjejë listën e dokumenteve shoqëruese, të bashkëngjitur në formën specifike të aplikimit për regjistrim, e cila mund të merret ose në sportelet e QKB-së ose në faqen zyrtare të saj.
• Pagesa
Personi që aplikon e kryen pagesën tek sporteli i shërbimit ku ai aplikon. Tarifat janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të QKB-së. Pagesa kryhet në sportelin e QKB-së, në momentin që kjo kërkohet nga nëpunësi i sportelit dhe pasi është caktuar një numër unik nga sistemi elektronik për dosjen.Pagesa bëhet përpara firmosjes përfundimtare të formularit të aplikimit nga nëpunësi dhe aplikuesi.

2.2 Regjistrimi
Në fund të ditës pasardhëse nga dita e aplikimit në QKB, aplikimi për regjistrim do të jetë pranuar, ose do të jetë refuzuar apo pezulluar, nëse QKB gjen se informacioni i dhënë është i paplotë ose jo në përputhje me kërkesat ligjore. Në rast pranimi të regjistrimit. Pas lëshimit të konfirmimit për aplikim, aplikimi dhe dokumentet shoqëruese shqyrtohen për vendimmarrje nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së (regjistruesi). Nëse pas verifikimeve, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton:
Në rast pranimi të regjistrimit. Pas lëshimit të konfirmimit për aplikim, aplikimi dhe dokumentet shoqëruese shqyrtohen për vendimmarrje nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së (regjistruesi). Nëse pas verifikimeve, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton:
Kryerjen e regjistrimit Lëshimin e Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT; Vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e çertifikatave të regjistrimit (në rast kur biznesi regjistrohet). Këto çertifikata (një për çdo vend ku biznesi kryen aktivitet) mund të merren nga aplikanti (ose person i autorizuar) në çdo sportel shërbimi të QKB-së; Kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKB-së, e cila mund të shihet në faqen zyrtare të QKB-së, ditën pas miratimit të regjistrimit. Plotësimi i regjistrimit dhe lëshimi i çertifikatës së regjistrimit, janë evidenca e aplikantit për regjistrimin e biznesit, për regjistrimin fiskal të biznesit (tatim taksa), për regjistrimin në sigurimet shoqërore, për regjistrimin në sigurimet shëndetësore si dhe regjistrimin me autoritetet e Inspektoriatit të Punës.

b) Në rast pezullimi të regjistrimit. Nëse pas verifikimeve të formularit të aplikimit dhe të dokumenteve shoqëruese, nëpunësi i autorizuar i QKB-së (regjistruesi) konstaton se aplikimi nuk është në përputhje me kërkesat e ligjit, ai pezullon regjistrimin brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit.
QKB e njofton aplikantin për arsyet e pezullimit brenda 1 (një) dite nga marrja e aplikimit për regjistrim, nëpërmjet një dokumenti të lëshuar nga sistemi i informatizuar në çdo sportel shërbimi të QKB-së. Aplikanti ka një afat 15 - ditor për plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin.Aplikanti mund të kontrollojë statusin e aplikimit online duke përdorur numrin unik të dosjes që ai ka marrë, pasi ka dorëzuar formularin e aplikimit. Arsyet e pezullimit nuk publikohen në faqen e internetit të QKB-së, por mund të komunikohen elektronikisht me email për aplikantët, të cilët kanë përdorur funksionin "Apliko On-Line" ose të cilët, kanë dhënë një adresë emaili në formën e aplikimit. Përndryshe, aplikanti duhet të paraqitet në sportel për marrjen e dokumentit të sipërpërmendur, i cili jep arsyet për pezullimin e regjistrimit. Aplikanti në çdo kohë brenda 21 ditësh, mund të kërkojë në sportel plotësimin ose ndreqjen e elementëve që pengojnë regjistrimin, duke plotësuar formularin përkatës e duke dorëzuar dokumentet shoqëruese të nevojshme.

c) Në rast refuzimi të regjistrimit. Nëse pas verifikimeve nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se të dhënat që kërkohen të regjistrohen, janë të ndryshme nga të dhënat e regjistrueshme sipas dispozitave të ligjit, regjistrimi refuzohet dhe aplikanti njoftohet në sportel, me shkrim për shkakun e refuzimit.Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) refuzon regjistrimin, në rastin kur aplikanti nuk ka plotësuar ose ndrequr elementet që pengojnë regjistrimin, brenda afatit 15- ditor.Nëpunësi i autorizuar refuzon regjistrimin edhe në rastin kur aplikimi për plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin, nuk plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara në ligj.

d) Miratimi i heshtur. Në rastin kur brenda afatit prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit për kryerjen e një regjistrimi, QKB nuk ka njoftuar pezullimin e regjistrimit ose refuzimin e tij, atëherë aplikimi për regjistrim presupozohet i pranuar. Në këtë rast, sistemi i informatizuar i QKB-së jep automatikisht autorizimin për regjistrim.