SI BEHET NJE APLIKIM PER REGJISTRIM MARTESE TE KRYER JASHTE SHQIPERISE

SI BEHET NJE APLIKIM PER REGJISTRIM MARTESE TE KRYER JASHTE SHQIPERISE

AVOKAT PER FAMILJE DHE BIZNES, VIZA DHE LEJE QENDRIMI NE SHQIPERI, RINOVIMI I LEJES QENDRIMIT SI DHE APLIKIMI PER SHTETESINE, SHERBIMET LIGJORE DHE KONTABEL PERFSHIRE SI EDHE NDHMESE JURIDIKE PER KONTRATE PER AKTIVITETIN DHE BANESE GJITHASHTU.

Shtetasit shqipetar dhe te huaj qe kane lidhje me shtetas shqiptar dhe qe duan te regjistrojne ne gjendje civile ne shqiperi martesn e tyre per te kryer proceduren e regjistrimit te marteses duhet te veprojne si me poshte vijon;

Pasi hapim nje adrese perdoruese ne sitin zyrtar qeveritar https://e-albania.al . Pasi te kene hapur kete adrese elektronike ata kane te drejte te perodrin kete web dhe te perfitojne nga lehtesirat qe ai ofron .

Aplikimi për regjistrimin e martesës

“Aplikimi për regjistrimin e marteses” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim martese, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.
Dokumentacioni i cili nevojitet ne kete rast
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti online: – Certifikata e martesës, lëshuar nga autoritetet e huaja (e legalizuar ose pajisur me vulë apostile) – Dokumenti i përkthimit te certifikatës së martesës, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet që përkthimi në gjuhën shqipe të kryehet në konsullatë ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi”. (Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues) – Dokumente identifikimi, si pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi e bashkëshortëve
Hapat e procedurës
– Identifikohuni në portalin e-Albania – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim martese” – Klikoni butonin “Përdor” – Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues – Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin “Kërko” – Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t’ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) – Dorëzoni me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës. – Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, do të njoftoheni me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit